ë gjithë personat që ishin pjesë e procesit zgjedhor një qendër votimi në Korishë të Prizrenit, dhe nuk posedonin kartelat identifikuese të KQZ-së, janë larguar nga kjo qendër nga ana e Policisë së Kosovës.
Madje, Policia janë treguar paksa të rreptë, teksa po largonin nga qendra personat e pa pajisur me bexha.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, në të njëjtën qendër votimi, në stacionin policor janë shoqëruar edhe dy komisionerë, nën dyshimin se kishin pasur një zënkë verbale, transmeton Klankosova.tv.
Të njëjtit, u raportua se janë duke u marrë në pyetje nga organet e rendit.

