Problemet me pagat dhe kompensimet: SMS dhe SPU paralajmërojnë grevë

184
Problemet me pagat dhe kompensimet: SMS dhe SPU paralajmërojnë grevë

Moebel THEMA

Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë paralajmërojnë grevë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre për rritje të rrogës për 20 për qind dhe në të ardhmen ajo të korrigjohet në pajtim me nivelin e rritjes së rrogave në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe rritje të kompensimeve të rrogës për angazhim deri në vlerë prej 1.200 denarëve.

Sipas tyre, nuk është rregulluar as transporti i organizuar për ardhje në punë në kazerma, madje të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARM-së nuk u janë paguar shpenzimet e deritanishme.

“Moszgjidhja e këtyre problemeve e çoi në pikëpyetje funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së, ndërsa me atë vihet në pikëpyetje dhe kryerja me kohë e misionit tonë, përkatësisht sigurimit të stabilitetit të Republikës së Maqedonisë”,- tha kryetari i Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë, Risto Ajtov.

Përgjegjësia për gjendjet në mbrojtje, sipas Ajtov, është tek ministri i Mbrojtjes.

Comments