Problemet me sinjalistikën rrugore, shkaktari kryesor për fatkeqësitë në komunikacion!?Faktiditor raportoi më herët për këtë problem!

161

“Për shkak të aksidentit i cili ndodhi me dy shtator pikërisht në këtë vend ku tragjikisht humben jetën baba dhe biri i tij i mitur nga Kumanova, në autostradën Shkup – Kumanovë janë ndërprenë përkohësisht punimet. Prokuroria ka ngritur procedurë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe komunikacionit”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Në vendin e tragjedisë së të 2 shtatorit edhe më tej qëndronte kamioni dhe gjurmë tjera nga aksidenti.

Sipas prokurorisë, Inspektorati Shtetëror i Transportit kanë kryer hetimet e jashtëzakonshëm në punët ndërtimore të kompanisë në autostradën ku ndodhi aksidenti më 2 shtator. Dhe pas kontrollit është përpiluar procesverbal dhe është marrë vendim me të cilin është detyruar kompania të ndërpres menjëherë të gjitha punimet ndërtimore deri në kryerjen e hetimeve përkatëse.

“Prokuroria Themelore Publike në Shkup, menjëherë pas aksidentit të rëndë në komunikacion, ka iniciuar procedurë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Po vijojnë kontrollet për zbardhjen e plotë të përgjegjësisë penale për ngjarjen dhe pas ndalimit afatshkurtër prej 48 orësh, me sugjerim të prokurorit publik ndaj dy personave është caktuar masa e kujdesit”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Nga prokuroria shtojnë se subjekti juridik ndërkohë, duhet të vendosë dhe mirëmbajë sinjalistikën e përkohshme vertikale dhe horizontale të trafikut që do të mundësojë qarkullimin e sigurt dhe të qetë në autostradë.

Paraprakisht organi i akuzës kreu hetimet përkatëse ndaj personave të dyshuar duke bërë testimin e gjendjes së tyre psiqike dhe fizike, prezencë e mundshme të lëndëve narkotike apo alkoolit si dhe kreu inspektim teknik të automjetit. Dy trupat e pajetë i ishin nënshtruar autopsisë. /Alsat.mk

 

Sinjalistika rrugore në qarkoren e Shkupit me rrezikshmëri të lartë!?

Comments