Procesi mësimorë me probleme në zonat e përmbytura

297

 

Procesi mësimorë me probleme në zonat e përmbytura

Fëmijët e vendeve të vërshuara nga sot kanë filluar pjesërisht procesin mësimorë. Në Hasanbeg nga sot nxënësit ishin në banka shkollore, gjithçka pastër dhe në nivel të lartë. ”25 Maji” nga sot falë punës vullnetare dhe ndihmës së turqve ka filluar me punë, tha drejtori i kësaj shkollë, Fadil Murtezani.
”Këtu e kemi pasur pjesërisht bodrumin e shkollës me ujë, e kemi bërë pastrimin me punëtorët e shkollës dhe turqit të cilët kanë bërë dezinfektimin ndërsa dëme më të mëdhaja kishim në shkollën e vjetër në shkollën periferike ku i kemi 200 nxënës atje ”, tha Fadil Murtezani, drejtor i sh.f 25 Maji.

Haraçina, nga ana tjetër, edhe pse drejtori i kësaj shkolle shpalli si ditë pune 1 shtatorin, nxënësit ishin në oborr dhe ende punoheshte brenda objektit shkollorë.

”Ne prej sot e kemi filluar procesin mësimorë, edhe pse kishim vërshimet dhe dëmet ishin të mëdha podrumin ndoshta e keni vizituar dhe më herët ka qenë i mbushur, në të ka pasur mjete mësimore , kompjuter, libra por tash është pastruar”, deklaroi Rexhep Bajrami, drejtor i sh.f Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ndryshe nga ajo që tha drejtori i shkollës fillore në Haraçinë, pamjet ishin të qarta.

Në Straçincë, dyert e shkollës ishin të mbyllura me dry, as nxënës dhe as mësimdhënës në të.

1 shtatori është fillimi i vitit të ri shkollorë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që nxënësit e vendeve të prekura nga vërshimet hasën në vështirësi për ti gjetur librat dhe fletoret që doemos duhet ti kenë.

Comments