“Procesi në Gjykatën Speciale do të zgjas minimum 10 vjet”

384

  

Prokuroria Speciale në Hagë ka filluar të dërgojë ftesat për intervistim të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më tani janë ftuar Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Sami Lushtaku dhe Safet Syla. Lidhur më këtë është diskutuar edhe në RTv 21.

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se procesi në Gjykatën Speciale do të zgjas minimum dhjetë vjet.

“Qeveria e Kosovës i ka nda 1 milion e gjysmë që nuk janë as për mu nis për Hagë, jo për krejt lëndët, por për asnjë lëndë, do të thotë qaq kushtojnë edhe qaq zgjasin në periudha kohore të gjata. Unë po pres që ka me zgjat minimum 10 vjet për shkak se e ki tri shkallshmërinë pastaj e ki edhe degën e gjykatës kushtetuese”, ka thënë Tomë Gashi.

Ai ka thënë se secili i dënuar potencialisht ka të drejtë të ankohet. “Tri shkallshmëria as në Prishtinë nuk përfundon para 5-6 vjetëve, nuk keni asnjë rast të krimeve të luftës që ka përfunduar më shpejt, kështu që i bie që Qeveria ka të drejtë që ta ngrisë shumën e pagesave”, ka thënë Tomë Gashi.

Comments