Drejtori i Inspektoratit për Bujqësi Cvetan Trifunovski sot deklaroi se në sipërfaqet bujqësore në rajonet e përmbytura është gjetur një sasi e vogël e prodhimeve bujqësore të cilat nuk blihen.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Trifunovski thekson se ende priten mostrat e marra nga sipërfaqet bujqësore nga rajonet e përmbytura, të cilat pritet shumë shpejt të publikohen.

“Inspektorati formoi disa ekipe të cilаt kaluan në të gjitha vendbanimet e përfshira me përmbytje. Është konstatuar sasi e madhe e prodhimeve bujqësore të cilat kanë mbetur në ato sipërfaqe. Janë marrë disa mostra për analizë dhe ende i presim rezultatet. Megjithatë në mirëkuptim të banorëve dhe të gjithë atyre blerësve të cilët blejnë në këtë rajon, këto prodhime nuk blihen për shitje, e as për konsumim. Potencoj, bëhet fjalë për sasi shumë të vogël që nuk mund të ndikojë seriozisht në tregjet e gjelbërta.