Profecia, UEFA ‘shpall’ fituesin e Championsit. Zhgënjehet Juventusi

181

Profecia, UEFA 'shpall' fituesin e Championsit. Zhgënjehet Juventusi

Pas tre muajsh pushim, sot në orën 20:45 rikthehet “magjia” e Champions Leagues ku do të luhen dy takime të vlefshme për fazën 1/16 të kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Institucioni më i lartë i futbollit evropian (UEFA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare një studim statistikor ku nxjerr fitues të Champions Leagues skuadrën e Barcelonës, transmeton SYRI.net.

Në 11 edicionet e fundit, duke përjashtuar vitit 2010, në fazën me eliminim direkt dhjetë herë triumfoi ekipi që ishte pozicionuar në vendin e parë në grupe.

“Në fakt kjo statistikë mban në garë ekipet italiane, por vetëm për pak kohë pasi prej vitit 2003 asnjë ekip me mbrojtjen më të mirë në grup nuk ishte në gjendje për të ngritur në qiell Kupën e Kampioneve (Juventusi në grupe ka pësuar vetëm 2 gola), ndërsa kjo shifër nuk vlen për Napolin që gjatë fazës së grupeve ka pësuar 8 gola”, shkruan “Calciomercato.it, shkruan SYRI.net

Por mundësia që Napoli të fitojë Champions Leaguen bie nga një statistikë tjetër pasi gjatë 42 sezoneve të fundit nuk rezultojnë 21 fitues të ndryshëm.

Sipas statistikave të UEFA-s më me shumë gjasa për të fituar trofeun më prestigjioz evropian do të jetë Barcelona.

Kujtojmë që vitin e kaluar UEFA kishte parashikuar fitoren e Real Madridit, por të shohim nëse profecia këtë sezon do te jetë sërish e suksesshme./ SYRI.net

Image

Comments