Profesor Izet Zeqiri emërohet dekan në Fakultetin e Ekonomisë

95

Moebel THEMA

 

Me vendim të rektorit të UEJL-së, Zamir Dika, profesori Izet Zeqiri është emëruar dekan në Fakultetin e ekonomisë pranë këtij Universiteti, shkruan Gazeta Lajm.

“Emërimi si Dekan i FAKULTETIT TË BIZNESIT DHE EKONOMISË pran UEJL-it nga Rektori është një sfidë e madhe edhe pse nuk e ushtroj këtë funksion për herë të parë.
Besoj me një plan pune për menaxhimin efektiv të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, si një qendër e vetme më avancuar e formimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor, në fushën e biznesit dhe ekonomisë në Maqedoni dhe me një plan ambicioz të lidhjes dhe afrimit të Fakultetit me biznesin (kompanitë) dhe industrinë në regjion, SUKSESET NUK DO TË MUNGOJNË. Besoj se në bashkëpunim me stafin dhe studentët do të ecim shpejtë”, është shprehur me këtë rast profesori Izet Zeqiri.

Comments