Profesori universitar Agni Aliu akuzon:Mafia urbane në Strugë,në krye me kryetarin më morën plazhin!
Profesori universitar, Agni Aliu deri te Strugalajm.com, ka ngritur shqetësimin se para një viti në mënyrë të padrejtë iu morë koncesionimi i plazhit para hotel ‘’Mirage’’për t’iu dhuruar ,pa respektuar asnjë rregull pronarit të hotelit nga ana e Komunës së Strugës.Aliu potencon se ky veprim i kundërligjshëm dhe abuzivë i dhënies me koncesion të plazhit u ndërmorr në një kohë kur kryetari i Komunës së Strugës premtonte se do të pastronte bregun e liqenit nga koncesionerët.Sipas Aliut e gjitha kjo ka qënë një farsë sepse kryetari i Komunës së Strugës, pavarsisht që tjetër gjë deklaronte në mënyrë të fshehtë jep një kontrat koncesionare për shfrytëzim plazhi, në kohën që cështja ishte e ankimuar në organet e drejtësisë.’’Objektin tim e prishi me preteks se do t’i prishi të gjithë objektet në plazhin e Strugës .Në të njëjtin vend jep kontratë koncesionare pa tender, në mënyrë të drejtpërdrejtë.Ky është një veprim që flet më së mirë që në Strugë, funksionon mafia urbane në krye me kryetarin .Unë si njeri që jam dëmtuar nga kjo struktur ,nuk përulem para tyre por do të vazhdoj përballjen me to, sepse tashmë në rrugë gjyqësore është vendosur që prishja e objektit tim ka qënë e kundërligjshmer.Gjithashtu informoj opinionin se në këtë ndërmarrje të jashligjshme, janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit për veprimet që kanë kryer për prishijen e objektit dhe dhënien me koncesion, hapësirës së njëjtë në një kohë rekord’’,thekson profesori Aliu.Agni Aliu i cili ligjëron në UEJL dhe në Universitetin e Prishtinës, potencon se nuk do të tërhiqet nga e drejta e tij që të gjithë ata që u bënë pjesë e skenarit për të dëmtuar një njeri që cfarë ka arritur në jetë e ka me djersën e ballit të marrin dënimin e merituar.(Strugalajm.com)