“Programi 200”, debat për rastin “Reket”

564

Prokuroria Speciale Publike dhe bisedimet për ligjin e prokurorisë, në njëfarë mënyre janë nën goditje të aferës “Reket”. Ky është qëndrimi i gazetarit Branko Gerovski, autori i “Saga zhvatëse”, i shprehur në emisionin “200”. Ai bën të ditur se duhet të ketë përgjegjësi politike nga disa prej krerëve të Qeverisë, në të kundërtën fatura do të paguhet në zgjedhje. Sipas Gerovskit, “bombat” nuk duhet të shërbejnë si bazë për një aktvendim gjyqësor.

Nuk ka ikje nga politika, për momentin ne kemi një ligj i posaçëm i cili do të ndryshohet me një ligj tjetër që duhet të vendosë për materialet që janë marrë në mënyrë të paligjshme të bëhen dëshmi që mund të përdoren si dëshmi por jo në bazë të tyre të mbështetet aktvendimi gjyqësor. Zgjidhja është që opozita të propozojë prokurorin publik, që të rikthehet besimi- tha Gerovski.

Sipas ish deputetit – përfaqësues i Revolucionit shumëngjyrësh Pavle Bogoevski, e vërteta e hidhur është se askush nuk është rezistues ndaj korrupsionit. Sipas tij, përgjegjësia politike do të pasojë pasi të përcaktohet përgjegjësia penale e kryerësve, pa marrë parasysh opozitën partiake. Por, sipas tij, opozita nuk guxon të zgjedhë prokurorin e ri publik.

Do të ishte gabim në këtë moment të lejohet që opozita të propozojë prokuror publik. E gjithë beteja kundër korrupsionit nuk duhet të përfundojë me Boki 13 dhe Katica Janevën, por të zgjerohet edhe te zyrtarët e tanishëm, ne nuk duhet të harrojmë rastet e vjetra, dhënia e mundësisë VMRO-DPMNE-së që në këtë moment të propozojë një prokuror për të marrë përsipër lëndët e PSP, është vetëvrasje- tha Pavle Bogoevski, ish-deputet.

Profesoresha Besa Arifi përkujtoi se PSP-ja ishte formuar jo për faktin se Prokuroria e rregullt Publike nuk guxonte t’i përdorë bombat si prova, por sepse në atë kohë nuk donte të procedonte rastet.

Nuk ishte problemi te dëshmitë, por te vullneti për të zbatuar ato procedura. “Sipas jush, a mund të përdoren materialet e përgjuara”? Jo vetëm nga PSP-ja, por nga secila Prokurori, sepse kur bëhet fjalë për LPP (ligji i procedurës penale)-në ai neni 12 vlen për të gjitha prokuroritë penale që veprojnë brenda republikës dhe që kanë qenë në fuqi edhe më parë… edhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lejon përdorimin e materialeve të regjistruara në mënyrë të paligjshme edhe kur kjo do të thotë shkeljen e të drejtave të caktuara të njeriut- pohoi Besa Arifi, profesoreshë universitare.

Mysafirët në emisionin 200 ishin të njëzëshëm se nuk duhet të harrohen rastet që kanë dalë nga PSP-ja.

Vesna Velkova

Comments