Projekt-buxheti, Bogov: Do të revidojmë projeksionet për vitin e ardhshëm
Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov, për projeksionet e propozim-buxhetit thotë se qeveria më së miri e di se a janë të realizueshme…Ai thekson se Banka Popullore do t’i përshtatet buxhetit që do të sillet, në mënyrë që të ketë stabilitet më të madh monetar dhe bankar.
“Banka Popullore do t’i përshtatet politikës monetare, me qëllim që të realizohen qëllimet kryesore të Bankës Popullore, të cilat janë stabiliteti monetar dhe stabiliteti i sektorit bankar”,- deklaroi guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
Në lidhje me realizimin e rritjes së projektuar për 3%, Bogov tha se Banka Popullore tani fillon raundin e projeksioneve dhe në nëntor do të bëhet revidimi i parashikimeve në lidhje me rritjen ekonomike për vitin 2017.
“Në fillim të nëntorit do të dalim me ato projeksione dhe do ta japim konstatimin tonë në lidhje me rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm. Banka popullore jep kontribut më të madh për realizimin e rritjes ekonomike me mbajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetin e sektorit bankar”,– tha guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
Propozim-buxheti i vitit 2017 është punuar në bazë të projeksioneve për rritje ekonomike prej 3%. Rritja është projektuar në bazë të parashikimit për rritjen globale në vitin e ardhshëm, efektet e Bregzitit që do të ndikojnë për ngadalësimin e rritjes në vendet e BE-së, si dhe pritjet për stabilizimin e situatën së brendshme politike.