Projekt i USAID-it: Integrimi ndëretnik në arsim do të përmirësohet
Përmirësimi i integrimit ndëretnik përmes mundësimit të integrimeve ndëretnike mes të rinjve me origjinë të ndryshme në nivel të shkollave dhe në nivel për komunitetin dhe kultivimi i vlerave demokratike dhe civile dhe sjelljet, si dhe praktikat vullnetare mes të rinjve, është qëllimi i projektit të USAID-it, i cili do të promovohet sot në Shkup.
Integrimi ndëretnik i të rinjve në arsim është nismë pesëvjeçare që do të zbatohet nga ana e Qendrës së Maqedonisë për arsim civil në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, institucioneve tjera arsimore dhe të gjitha komunave dhe shkollave në Maqedoni.
Nga USAID-i paralajmëruan se fjalime të shkurtra në ceremoninë e fillimit të projektit do të kenë ambasadori i SHBA-së, Xhes L. Bejli, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Maqedonisë për arsim civil, Loreta Georgievska dhe drejtuesi i projektit, Nebojsha Mojskoski.
Projekti është nismë pesëvjeçare në vlerë prej 5,8 milionë dollarëve dhe në kuadër të saj do të realizohet bashkëpunimi me palët e interesuara, si mbështetje e orvatjeve të Qeverisë së Maqedonisë për përforcim të kohezionit etnik dhe vlerave civile.