Prokurori Braho e mohon lidhjen me ryshfetin 18 mijë euro

236
fresco
midle

Prokurori Ardian Braho mohon të ketë lidhje me ryshfetin 18 mijë euro, e cila u zbulua përmes një videoje me kamera të fshehtë të publikuar në emisionin “Stop” të tv Klan.

Ora News informon se sipas burimeve prokurori është marrë në pyetje mbrëmë dhe do të merret sërish sot dhe ka mohuar të ketë lidhje me ryshfetin.

Dosja është administruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe janë sekuestruar pamjet filmike.

Gjithashtu po verifikohet dhe praktika hetimore që është përdorur për rastin e lirimit të 120 mijë eurove të cilat ishin bllokuar në gjykatë.

Comments