Prokurori Jack Smith: Trump do të dënohej për trazirat në Capital, po të mos bëhej president

Donald Trump do të dënohej për tentimin për të marrë pushtetin në vitin 2020, por shpëtoi falë fitores në zgjedhjet e vitit 2024, sipas prokurorit special që e hetoi, Jack Smith.
Një raport i detajuar i gjetjeve të ekipit të tij për përpjekjet e Trumpit për të përmbysur demokracinë, u publikua nga Departamenti i Drejtësisë të martën.
Pas tensioneve në Capitol më 6 janar 2021, Smith ishte caktuar prokuror special për të hetuar përpjekjet e Trumpit për t’i përmbysur zgjedhjet e 2020-s në të cilat ai humbi.
Hetimi i tij kulmoi me një raport të detajuar të dorëzuar te prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland.
Në të, Smith ka shprehur sigurinë se beson që dëshmitë që i ka pasur ishin të mjaftueshme për të dënuar Trumpin, nëse fitorja e tij më 2024 s’do ta bënte të pamundur vazhdimin e gjykimit.
“Këndvështrimi i departamentit se Kushtetuta ndalon vazhdimin e gjykimit ose gjykimin e një presidenti, është kategorik dhe nuk ka të bëjë me peshën e krimeve për të cilat akuzohet, fuqinë e provave apo meritat e prokurorisë, pas së cilës zyra qëndron plotësisht”, ka shkruar Smith. “Padyshim, në rastin e zotit Trump dhe kthimin e tij në Presidencë, zyra vlerësoi se provat e pranueshme ishin të mjaftueshme për të marrë dënim në gjyq”.

Trumpi akuzohej për rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit, duke u akuzuar nga një panel i Kongresit se nxiti “komplot”. Ai akuzohej nga Departamenti i Drejtësisë për katër akuza, përfshirë “komplotin për të mashtruar”.
Trumpi në të gjitha akuzat u deklarua i pafajshëm.
Pas lirimit, në një shkrim në rrjetin e tij social “Truth Social”, presidenti i zgjedhur e quajti Smithin “prokuror të çmendur që nuk ishte në gjendje ta zgjidhte rastin pa u bërë president”.
Smith u largua nga Departamenti i Drejtësisë javën e shkuar. Ai akuzohej nga Trumpi se ka nisur hetimet me motive politike.
Pas fitores në nëntor të 2024-s, akuzat ndaj tij u hodhën poshtë, pasi Kushtetuta ndalon ndjekjen e një presidenti.
Trumpi do të inaugurohet si president i 47-të të hënën. Javën e shkuar ai u dënua, por pa burg a gjobë, për 34 akuzat për dhënien e parave për heshtjen e një ylli për të rritur, gjatë zgjedhjeve të 2016-s.