Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon hetimet për blerje votash

135

 


Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon hetimet për blerje votash

Pas kallëzimit të Partisë Demokratike dhjete dite me parë për blerje votash në Qarkun e Dibrës, ku zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.

Dosja është regjistruar nga prokurori Gentian Trenova, i cili ka nisur edhe verifikimet konkrete të të dhënave të pasqyruara në kallëzimin e selisë blu. Ku pretendohet se një grup drejtuesist partiak dhe zyrtar shtetëror në Dibër kanë marr përsipër blerjen e votave në zgjedhjet vendore të datës 11 shtator.

Moebel THEMA

Këto persona, sipas kallëzimit të PD-së, funksionojnë si një grup i strukturuar criminal që përveç parave përdorin edhe kërcënimet ndaj votuesve në Dibër për llogari të kandidatit të majtë Muharrem Rama.

Burimet pranë akuzës, thanë se me regjistrimin e kallëzimit penal që është me emra të personave konkret, hetuesit kanë nisur verifikimet me metoda special të fakteve të pretenduara nga PD-ja. Mësohet se të gjithë personat e përmendur në kallëzim, do t’i nënshtrohen një hetimi me metoda special për të parë nëse qëndrojnë apo jo pretendimet e opozitës.

Kallëzimi i selisë blu është parë pak ditë më parë, kallëzim të cilin e njoftoi pë rmedia kreu I grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka. Sipas kallëzimit, Dionis Ymeri me detyrë drejtor i drejtorisë rajonale të tatimeve në Dibër është personi përgjes i ngarkuar me sigurimin e fondeve financaire për blerjen e votave.

Shtetasit Afrim Milli, Arben Keshi, Agron Malaj, Ylli Mikli, Spartak Koltraku, Nuri Meta, Qamil Leta zyrtar të administratës të ndryshme, janë ngarkuar me shpërndarjen e parave për votuesit. Shtetasit Jetmir Lleshi, Dritan Gjeci dhe Sonila Braha janë personat, sipas opozitës, kanë marrë përsipër duke kanosur punonjësit e administratës publike, si mësuesit, punonjësit shëndetësore e të bashkisë që të votojnë për kandidatin e majtë.

Nga ana tjetër PD pretendon në kallëzim se shefi I komisariatit të Dibrës Robert Aga duke shfrytëzuar pozicionin e tij, kërcënon qytetarët, urdhëron arrestimin personave që nuk sigurojnë vota për kandidatin e majtë. Të gjithë këta persona, sipas kallëzimit, janë përfshirë në skemën kriminale të blerjes së votave dhe kërcënimin e votuesve në Dibër. /Abcnews

Comments