Prokuroria ngre akuza penale ndaj ish-drejtorit të AUV-së dhe disa zyrtarëve të tjerë

55
fresco

SVR Shkup ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër Z.A., ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë” nga neni 354 paragrafi 1 i Kodit Penal, F.M., ish-zëvendësdrejtor i agjencisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë” nga neni 354 lidhur me nenin 24 të Kodit Penal “ndihmë” dhe kundër L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., punonjës të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë” nga neni 354 lidhur me nenin 24 të Kodit Penal “ndihmë”, transmeton FaktiDitor.info

Z.A. në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, në disa raste, me qëllim që të përfitonte në mënyrë të paligjshme për vete fondet që i ishin besuar në shërbim, për udhëtime pune jashtë vendit në të cilat merrte pjesë, ai merrte dieta në vlerë prej 50%, megjithëse sipas Dekretit për ndryshimin e Dekretit për Shpenzimet e Udhëtimeve të Biznesit dhe Udhëtimeve të Biznesit Jashtë Vendit, ai duhej të merrte vetëm 20%, sepse shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit nuk i mbulonte institucioni.

F.M. në cilësinë e Zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke nënshkruar vendimet për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, i ka ndihmuar Z.A.-së që t’i përvetësojë në mënyrë të paligjshme paratë, ndërsa L.A., A.R. dhe E.T. në disa raste, në kundërshtim me Dekretin e lartpërmendur, kanë përgatitur vendime për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit në emër të Z.A.-së, në bazë të të cilave vendimet A.B. dhe A.B. kanë miratuar pagesën e mjeteve bazuar në vendimet e përgatitura më parë, megjithëse e kanë ditur dhe kanë qenë të vetëdijshëm se vendimet nuk janë miratuar në përputhje me Dekretin, kanë vepruar sipas vendimeve dhe i kanë paguar atij paratë, duke i ndihmuar kështu Z.A.-së të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumën totale prej 62.530 denarësh, në dëm të buxhetit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, informoi sot Ministria e Brendshme.

Comments