Prokuroria Publike: Është formuar lëndë për votimin e shfuqizuar në Gostivar

231
fresco
midle
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë tregoi se vepron në mënyrë aktive rreth të gjitha lëndëve të ndërlidhura me parregullsitë zgjedhore, të cilat janë formuar në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Në këtë drejtim ProkuroriaThemelore PublikeGostivar pas thashethemeve ka formuar lëndë dhe për akuzat e parashtruara në seancën e djeshme në Komisionin shtetëror zgjedhor për votim në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për pohim të një personi se nuk i është mundësuar e drejta e votimit sepse dikushka votuar në emër të saj.

Prokurori kompetent, i verifikon akuzat e votueses në lidhje me pohimet e dhëna, respektivisht nëse ajo nuk ka mundur të votojë sepse paraprakisht dikush tjetër në emër të saj është nënshkruar në listën zgjedhore ose nëse ajo vetë paraprakisht e ka realizuar të drejtën e saj të votimit.

Lëndë e verifikimit është edhe nëse dikush i ka përdorur dokumentet e saj me lejen e saj, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Comments