Prokuroria Speciale gati “Monstrën“, “Sopotin”, familjarët apelojnë të miratohen ligjet (VIDEO)

213

Moebel THEMA

katica-fatime-i-lence-3

Prokuroria Speciale ka kompletuar rastet “Monstra” “Sopoti” dhe rasti i “Martin Neshkovskit”, kurse po pret votimin e ligjit, për të mbrojtur dëshmitarët që duan të dëshmojnë për këto raste. Kështu deklaroi anëtari i këshillit qendror të LSDM-së, Muhamed Zeqiri.

“Dhe tani, Katica Janeva, thotë, e kanë kompletuar rastin “Monstra”, rastin “Sopoti” dhe rastin “Neshkovski”, janë 3 raste shumë të ndjeshme. Ajo thotë se janë gati, dhe se duhet të votohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve”, u shpreh Muhamed Zeqiri, LSDM.

Ai tha se ka dëshmitarë që vullnetarisht janë paraqitur për të dëshmuar, dhe se mungon vetëm një ligj që do t’i mbroj ata.

Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe “Sopoti”, Prokurorinë Speciale e kanë shpresë të fundit se do të arrijnë deri tek drejtësia.

Sopotasi, Shaban Limani i jap arsyet e veta pse duhet votuar këtë ligj.

“Unë kisha bë apel që ligjin ta votojnë. Mos ta përsërisin gabimin përsëri, se kjo është një gabim i madh historik. Ta votojnë ligjin menjëherë, të hapen dhe të mbyllën ashtu siç i ka hije lëndët”, tha Shaban Limani, banor i Sopotit.

Bedri Hajdari, nga këshili organizativ për rastin “Monstra”, thotë se partitë shqiptare po gjejnë arsyetime të ndryshme se përse nuk e votuan ligjin në tentimin e parë.

Sipas tij, nëse nuk votojnë përsëri, arsyetimet do të jenë të panevojshme.

“Mesazhi im i drejtpërdrejte është, le ta votojnë ligjin. Herën e parë ju iki, dhe u munduan të arsyetohen. Por nëse thonë se jemi përfaqësues  të shqiptarëve, dhe e kanë të drejtën ekskluzive për përfaqësimin e shqiptarëve atëherë le ta votojnë ligjin, pa mëdyshje”, tha Bedri Hajdari, Këshillit Organizativ “Monstra”.

Vëllai i Martin Neshkovskit, Aleksandar Neshkovski, nuk deshi të prononcohet para kamerave, sepse thotë se është i dëshpëruar nga shumëçka. Por, me telefon tha se rasti përdoret për të përfituar pikë politike, kurse nuk është i kënaqur as nga puna e Prokurorisë Speciale.

Babai Aleksandar Nakevskit, Gorani, të cilit iu vra djali tek liqeni i Smillkovës, thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin e Katica Janevës. Ai thotë se ketë marrë konfirmim se shumë shpejtë do të procedohet edhe ky rast, por problemi është tek pjesa e hetimit që ka të bëjë me provat, të klasifikuara si Sekret Shtetëror. Nakevski thotë se familjarët e viktimave në rastin “Monstra” dyshojnë se Zoran Zaev i ka dorëzuar të gjitha materialet që kanë të bëjnë me këtë rast.

Pasi nuk kaloi propozimi i LSDM-së për ligjin për dëshmitarë të mbrojtur dhe atë për vazhdimin e afatit të Prokurorisë Speciale, partitë do të kenë edhe një shans që të ndërrojnë mendje. Deputeti Pavle Trajanov paralajmëroi se këto ligje do ti kthej sërish në kuvend me procedurë të rregullt.

Comments