Prokuroria Speciale konfirmon: Faton Peci u intervistua si i pandehur për rastin e granteve
Prokuroria Speciale konfirmon: Faton Peci u intervistua si i pandehur për rastin e granteve
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”.
Peci u intervistua për grantet në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës sa ishte në krye të këtij dikasteri.

