Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni i mbeten edhe 6 muaj punë

45

Moebel THEMA

PSP-Katica-Fatime-Lence-foto-kualitet-780x439

Nesër bëhen një vit nga dorëzimi i përgjimeve të paligjshme në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Sipas ligjit të tanishëm për PSP-në, mbeten edhe gjashtë muaj për hetime dhe ngritje të aktakuzave.

Tentimet për vazhdimin e mandatit të saj dështuan, megjithëse partitë u zotuan se do ta bëjnë një gjë të tillë. Mirëpo, vazhdimi i mandatit të PSP-së është duke u përmendur me të madhe në fushatën parazgjedhore.

Kryesisht, PSP-ja ka qenë vazhdimisht nën sulmet deklarative të OBRM-PDUKM-së dhe partive të afërta me të, ndërkaq është mbështetut nga LSDM-ja dhe partitë tjera opozitare, përfshi edhe partitë shqiptare, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë.

Megjithatë, deri tani thuasje asnjë kërkesë e PSP-së që kanë dalë nga lëndët hetimore, nuk është marrë në konsideratë nga gjykatat. Prandaj kanë dalë edhe zërat për themelimin e një Gjykate Speciale. Se a do të ndodhë kjo, mbetet të shohim zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.

Comments