Prokurorja Fatime Fetai i publikoi këto dy raste, ja keqpërdorimet që kanë bërë zyrtarë qeveritarë

366
Prokurorja Fatime Fetai i publikoi këto dy raste, ja keqpërdorimet që kanë bërë zyrtarë qeveritarë

Moebel THEMA

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai ka publikuar dy rastet ku zyrtarë të qeverisë maqedonase janë të përfshirë në kriminalitet financiar në vlerë prej disa miliona eurove.

Fetai publikoi skandalin që ka të bëjë me “qytetin e diellit”, që ndërtohet në lagjen Sopishte në Shkup. Ajo ka prezantuar dëshmitë se si një funksionarë i cili ka punuar si shef në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka nënshkruar një konkratë të paligjëshme në vlerë prej 1.4 milion eurove. Sipas saj ky zyrtar i Ministrisë ka kepërdor buxhetin shtetëror prej mbi 1 milion euro për qëllime personale.

Ajo tha se këtë tender ia ka dhënë një firme me emrin “San City dooel”-Shkup, më datën 08.07.2007. Mirëpo për shkak të paligjëshmërisë së kësaj konkrate e cila ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore në vendin e quajtur “qyteti i diellit”, kjo kontratë është prishur në vitin 2011. Për shkak të prishjes së kësaj kontrate Ministria e Drejtësis përmes një vendimi të gjykatës ka qenë e detyruar që të ia paguaj të gjitha dëmet kompanisë private “San City dooel”, përveç 64 milion denarëve sa ka kushtuar shitblerja e tokës, kësaj firme Ministria e Transportit i ka paguar edhe dënimin që ka të bëjë me kamatën prej 1.4 milion euro.

Rasti i dytë quhet “Tender”, që ka të bëjë me mënyrën se si firma private “Beton”-Shtip, ende pa mbaruar aplikimet në tender, ajo ka qenë fituese absolute për të ndërtuar muzeun e VMRO-së në qendër të Shkupit dhe shumë objekte tjera shtetërore të cilat kapin vlerën me miliona euro. Fetai ka sqaruar se si janë bërë keqpërdorimet me datën 14.06.2011 nga një zyrtar i Ministrisë së Kulturës.

Fetai sqaroi se tenderet janë bërë në mënyrë të koordinuar me drejtorin gjeneral të firmës “Beton”-Shtip dhe 20 ditë më herët është ditur se kjo firmë do të fitoj furnizimet publike që kanë të bëjnë me ndërtimin e muzeut të VMRO-së në Shkup dhe shumë objekte tjera shtetërore. Fetai tha se në bazë të dëshmive ka edhe audio-incizim se si drejtori gjeneral merret vesh me anëtarët e komisionit për tenderim, ku merren vesh për kushtet se çfar duhet të plotësoj firma për të fituar tenderin.

Comments