Prokurorja Ristovska: Specialja e bën atë të cilën të tjerët kanë frikë

158
fresco

lence-ristovska-1127_1480246204-9502561
midle
27 Nëntor 2016, 12:41

Në debatin e Forumit të shoqërisë civile me temë “Kthimi i demokracisë, Evropa dhe drejtësia sociale”, prokurorja speciale Lençe Ristovska porositi se pushteti gjyqësor duhet të jetë roje e dy pushteteve tjera, ekzekutivit dhe legjislativit.

“Ne luftojmë kundër pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. I gjithë ky proces në fund duhet të rezultojë me përmirësimin e demokracisë, por kjo varet nga shumë faktorë. Është e vështirë, dhe na duhet ndihma e të gjithëve për ta ndryshuar gjendjen e pandëshkueshmërisë.”, deklaroi Ristovska, transmeton Zhurnal.

“Prokuroria Speciale Publike e thotë atë të cilën të tjerët kanë frikë ta thonë. Qytetarët kanë nevojë të ndjehen të barabartë para ligjit dhe të shohin se drejtësia funksionon”, ka përfunduar Ristoska.

Comments