Pronari maqedonas në Kumanovë i detyron shqiptarët të shkojnë në punë për Kurban Bajram
Një skandal ka ndodhur në Kumanovë sipas dëshmive të një banori në Festën e Kurban Bajramit që është një ndër festat ku konsiderohet si ditë jo pune në nivel shtetërorë raporton Faktiditor.Por duket se një pronar marketesh nuk ka respektuar këtë rregull, aq më tepër duke u kërcënuar se do ti largojë nga puna punëtorët shqiptarë nëse nuk paraqiten në orarin e punës.Sipas dëshmive pronari i i dhjetëra super marketeve “ELIDA” në lagjet shqiptare në Kumanovë ,ka kërcënuar shqiptarët e punësuar aty se do t’i largojë nga puna nëse nuk vijnë në ditën e parë të Kurban Bajramit në punë.
Një banorë i Kumanovës ka thënë se ” rastësisht duke u kthyer nga xhamia pas namazit të Bajramit para super marketit “ELIDA” vërejta disa punëtorë që qëndronin para marketit duke qarë .I pyeta se përse e bënin këtë pra përse po qanin , ata mu përgjigjën na u kërcënua pronari se do na largon nga puna nëse e festojnë Kurban Bajramin të cilin e kemi të garantuar me ligj..Më së shumti më shqetësoj një nënë kur më tha duke qarë: pronari më ndau nga fëmijët në ditën e bajramit, nuk më lejoi ti uroj festën fëmijëve të mi… Fëmijët më përcollën me lot në sy nga shtëpia për në punë…” shprehet banori i Kumanovës për të cilin një veprim i tillë jo vetëm që është skandaloz por ka apeluar që shqiptarët të bojkotojnë këtë market që sipas tij ai mvaret nga ne, dhe punëtorët shqiptar nuk janë rob të atij ./Faktiditor/.