Urim SALIHU
Me Shqipërinë e bukur që po ndërtohet, s’kanë të bëjnë propagandat e ulëta që duan t’ia nxijnë imazhin.Paska ndodhur një vjedhje në Durrës?! Sa qesharake tingëllon.Vjedhje ndodhin kudo, por Durrësi, Saranda,Vlora , njëjtë si Shqipëria ,po ndryshojnë.Por propaganduesit , mbase të paguar t’a bëjnë këtë, duan t’ia nxijnë imazhin një Shqipërie vetëm që turistët të ikin diku në Greqi, Mal të Zi, Kroaci, më saktë në plazhet e tyre sikur atje është parajsa.Sikur atje nuk ka vjedhje, kronika të zeza.Sa shpifje të ulëta, sa mendje të errëta o Zot!
Por në ADN-në e disave gjithmonë është tradhëtia , në rastin konkret më e sofistikuar, kinse në emër të ” dashurisë” për Shqipërinë, shpërfaqen kundër saj.
Shqipëria po ndryshon, po bëhet një copë parajse, por duhet kohë akoma për të duruar disa maskarenj që duan t’ia nxijnë imazhin e saj.
Kapen për gjëra që duan t’i bëjnë të duken me çdo kusht bindëse dhe duan që t’a shohin atë vend të rrënuar.Thjeshtë nga thellësia e zemrës dhe shpirtit duan t’a shohin keq vendin e tyre.
Duan përmes kësaj propagande të shpikin dhe një tjetër gjë .Atë që askush nuk do që të ndodhë.Duan të krijojnë edhe përcarjen e thellë shqiptaro-shqiptare.Duan t’i ndajnë në shqiptarë dhe kosovarë.Duan ta bëjnë të duket sikur kosovarët në Shqipëri ndjehen të dorës së dytë.Por këta propagandues , ndoshta edhe të detyruar për shërbimet që t’a bëjnë këtë, për t’a parë Shqipërinë të rrënuar dhe të përcajnë shqiptarët me njëri-tjetrin vetëm pse duan të ndalin rritmet e një zhvillimi që nuk duan t’a shohin se po ndodhë në Shqipëri.Dakord, ka akoma për të ndryshuar, drejtësia , droga , , gjëra të tjera, por të paktën ndryshimi i madh po vjen .Sa keq që rrënuesit e imazhit të Shqipërisë duan ne emër të ” dashurisë ” për Shqipërinë dhe shqiptarët , të fusin urrejtjen me njëri-tjetrin dhe t’ë ndalin ndryshimin që i vret.