Propozim buxheti për vitin 2023, fillon debate rreth amendamenteve

405

Prej sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon debati i amendamenteve për Propozim buxhetin për vitin 2023. Janë parashtruar 263 amendamente, prej të cilave 199 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Moebel THEMA

Ditën e hënë përfundoi diskutimi i përgjithshëm, ku qeveria dhe opozita paraqitën qëndrimet e tyre. Sipas mazhorancës parlamentare, zërat e parashikuar të buxhetit do të mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe përballimin e pasojave të krizës energjetike dhe opozita mendon se është një buxhet historikisht më i lartë dhe shpërdorues.

Comments