Propozimi i BDI-së për vendosje konsensuale në ekonomi gjen mbështetje te qytetarët

75
Propozimi i BDI-së për vendosje konsensuale në ekonomi gjen mbështetje te qytetarët

Moebel THEMA

Një nga pesë Përbetimet e BDI-së gjatë kësaj fushate ishte vendimarrja konsensuale për të gjitha çështjet ekonomike. Ky ishte propozimi më i susksesshëm, i cili sipas analizave ka tërhequr mjaft qytetarë pranë platformës politike të BDI-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim zhvilloi një fushatë intensive parazgjedhore, me takime të shumta me qytetarët dhe duke prezantuar pesë shtylla kryesore të programit elektoral.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për këtë dhe tema të tjera si në takime të vogla me kryefamiljarë e grupe interesi shqiptare ashtu edhe në tubime madhore, si ato të organizuara në Gostivar e Tetovë dy ditët e fundit të fushatës.
Përveç çështjes së vendimarrjes me konsensus në ekonomi, Ahmeti dhe BDI kanë theksuar gjithashtu interesin që kanë shqiptarët për mospërçarjen e votës së tyre. BDI ka bërë thirrje se në interesin e shqiptarëve është një numër i madh deputetësh shqiptarë dhe se kjo arrihet përmes votës për BDI.
Pesë Përbetimet e Bashkimit Demokratik për Integrim janë: Vendimarrje konsensuale për të gjitha çështjet ekonomike, Gjuhë shqipe zyrtare dhe e barabartë, Progres dhe barazi ekonomike, Drejtësi për të gjithë dhe NATO tani.
Comments