Prosperiteti i Vejselit zgjodhi kryetarin e Degës së Tetovës
Në suazat e aktiviteteve për forcimin e plotë kadrovik të PPD-së më 24 shtator 2016 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës Dega e Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë e mbajti Kuvendin e parë zgjedhor pas Kongresit të suksesshëm të saj të VII-të, njoftoi PPD me anë të një komunikate.
Në Kuvend 85 delegatët e pranishëm zgjodhën Kuvendin e Degës prej 33 anëtarësh si dhe kryesinë e Degës prej 15 anëtarëve.
Kuvendi zgjodhi unanimisht Prof. Dr. MUSLI FERATIN për kryetar të Degës Afërdita Hamitin për sekretare si dhe Islam Ajruli dhe Naim Shabani për nënkryetarë.
Në ndërkohë kryetari i PPD-së Abdyladi Vejseli me bashkëpunëtorët e ngushtë qëndroi në Strugë ku me kryesinë e ngushtë të Degës Strugë i bënë parapërgatitjet për mbajtjen e kuvendit zgjedhor të Degës Strugë.
PPD vazhdon aktivitetet e konsolidimit me kuvendet e rradhës në Gostivar , Saraj, Karshiakë, Hasanbeg etj, thuhet në komunikatë.