Protesta kundër Vuk Jeremiç si sekretar i përgjithshëm i OKB

260
Emërimi i Vuk Jremic si sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka bërë së bashku pozitën dhe opozitën n ë;Kosovë të cilët kanë protestuar në Prishtinë.

Deputetë të PDK-së e të LDK-së, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë janë bashkuar në protestën në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të kundërshtuar emërimin e Vuk Jeremicit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. “Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës” është parulla kryesore protestuesit mbanin në duar, por ka pasur dhe të tjera si: “Nënat e të zhdukurve të Kosovës kundërshtojmë nominimin e Vuk Jeremicit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së”.
Është kujtuar gjithashtu se në Kosovë janë vrarë 11,840 persona, vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 1.666 dhe janë dhunuar mbi 20 mijë gra e vajza të reja, raporton Koha.net.
Organizatorët kanë thënë se nuk mund të jetë në krye të organizatës që promovon paqen, një person i cili është i mbushur me urrejtje.
Comments