Protesta për rritjen e pagës minimale mbështetet fuqishëm nga qytetarët

150

Qytetarët do ta mbështesin protestën për rritjen e pagës minimale të punëtorëve. Thonë se është e nevojshme një rritje urgjente e pagës në minimum 600 euro, sepse sipas tyre, çmimet prej kohësh e kanë “ngrënë” pagën aktuale dhe mezi e lidhin muajin.

“Sa kërkon sindikata, pra 600, edhe ato janë pak krahasuar me standardin tonë”, tha Qytetari.

“Po, normalisht që duhet”, tha një qytetare.

“Jemi në mjerim, vërtet shumë jemi prapa në gjithçka, edhe me paga edhe me gjithçka”, tha një qytetare.

“Sa mendoni se duhet të jetë paga minimale – 500, 600, 700 euro? 600 euro është normale”, tha qytetari.

“Ashtu është, çmimet janë rritur shumë, pagat duhet të rriten të paktën deri në 500–600 euro”, u shpreh qytetari.

Nga Qeveria mbeten në qëndrimin se është e nevojshme të arrihet marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve.
“Ju theksojmë se paralajmërimet për protestë janë e drejtë demokratike, por si Qeveri mendojmë se nuk duhet të lejohet askush të keqpërdoret si mjet politik, por proceset të zhvillohen me përgjegjësi, institucionalisht dhe në interes të të gjithë qytetarëve”, than nga Qeveria.
• Paralajmërimet për protestë janë e drejtë demokratike
• Proceset të zhvillohen me përgjegjësi
Të mërkurën e ardhshme, me fillim në orën 17:00, punëtorët dalin në protesta dhe paralajmërojnë bllokimin e qytetit me kërkesën që paga minimale të jetë 600 euro. Sipas Lidhjes së Sindikatave një e treta e punëtorëve edhe përkundër punës që bëjnë jetojnë në prag të varfërsisë. Maqedonia e Veriut e ka pagën minimale më të ulët në rajon. Në Shqipëri paga minimale nga ky vit është 500 euro, në Kosovë 430 euro, nga qershori atje do të jetë 500 euro, në Serbi 550 euro, ndërsa në Bosnjë- Hercegovinë paga minimale do të jetë sa mesatarja në shtet.

Comments