Protestë e studentëve nga studimet e disperzuara në USHT në Kërçovë



Para hapësirave të ndërtesës ku zhvillohet mësimi nga studimet e disperzuara në USHT në Kërçovë sot studentët nga viti i 3-të dhe i 4-të nga drejtimet informatikë, gjuhë angleze dhe gjermane, kanë protestuar për shkak të kërkesës nga universiteti amë që studimet të transferohen në Tetovë.
Nga sektori për informim në USHT-Tetovë thonë se ky vendim është sjellë për faktin se asnjë grup për studime nuk e plotëson minimum e nevojshëm nga 20 studentë që të vazhdojnë studimet e disperzuara.
Nga ana tjetër megjithatë studentët të cilët protestuan sot, paralajmëruan se do të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre gjegjësisht deri në tërheqjen e vendimit të universitetit amë për transferimit të tyre në Tetovë. Studentët kërkojnë që studentët që t’i vazhdojnë në Kërçovë ku edhe i kanë filluar.