PROTESTË NË KUMANOVË, PUNËTORËT NGA FIRMAT E FALIMENTUARA KËRKOJNË PAGA NGA BUXHETI I RI

245
Image result for falimentim

Punëtorët e firmave të falimentuara nga Kumanova kërkuan që Qeveria në buxhetin e ri për vitin 2017 të parasheh nga 6.000 denarë në muaj për secilin punëtor nga firmat e falimentuara. Me këtë do të mundësohet kjo kategori e qytetarëve të rrezikuar të jetojnë një jetë normale deri në pensionim ose deri në punësim të ri. Këtë kërkesë punëtorët e firmave të falimentuara e adresuan sot përmes protestës e cila zgjati dy orë në hyrje-dalje të Kumanovës. Punëtorët nga firmat e falimentuara bllokuan dy kryqëzimet kah autostradat Kumanovë – Shkup dhe Kumanovë – Tabanovc. Ata paralajmëruan se çdo të hëne në vend të mbledhjeve në zyra do të dalin të protestojnë në rrugë. Në Kumanovë ka rreth 1.120 punëtorë, kurse në Maqedoni ka rreth 4.000 punëtorë të evidentuar nga firmat e falimentuara.

“Tash me këtë buxhet nëse nuk gjendet kategoria e punëtorëve që janë përzënë nga puna, na kanë lënë vetë, d.m.th. nuk kemi shtet, nuk kemi sistem të drejtësisë, nuk kemi Qeveri, nuk kemi opozitë, nuk kemi asgjë.”

“30 vite kam punuar, tash jam në rrugë. Mezi se ja dalim mbanë, po mundohemi. Nëse mundet Qeveria disi të zgjedhë këtë çështje do të bëhet mirë, nëse jo atëherë mbetemi me të vjetrën”, u shprehën punëtorët nga firmat e falimentuara.

Comments