Urim SALIHU
Kur pushteti te godet dhe nuk ke opozite shqiptare ne Maqedoni, atehere do del tjeterkush te protestoje kete rradhe per ceshtje universitare , por situata eshte keq edhe me ekonomine tone, me ikjen e te rinjve qe askush nuk del ta ndale kete ekzod masiv dhe ceshtje tjera thelbesore per shqiptaret.Ne vigjilie te protestes se neserme te paralajmeruar ka dy gjera qe mund ta cojne kauzen perpara dhe ta kthejne mbrapshte akoma me keq.
Ata qe do protestojne ne menyren me te sinqerte, pa ndikime dhe me zerin e paster prej studenti eshte krejt e pranueshme dhe eshte sic i thone tu shtrosh tapetin e kuq.Mund 13 pikat ti beni 17 dhe te ndryshoni vertete rrjedhen .Por nese doni ta fundosni kete kauze, atehere lejoni qe te infiltrohen partite kushdoqofshin ato sepse permes jush ata mund te arrijne qellimet e tyre ndersa ju ne asnje menyre .Prej atij momenti merr fund gjithcka