Protestuesit, luftë para godinës për ligjin e plehrave, Kuvendi merret sërish sot me Kodin e Hekurudhës
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, por jo si zakonisht, pasi deputetëve u kanë zënë ‘pritë” prej 12 orësh tek dera e parlamentit protestuesit që kundërshtojnë ligjin për importin e plehrave.
Megjithatë, në rendin e ditës së Kuvendit as sot nuk është programuar, votimi i dekretit të Presidentit Nishani që i kthen mbrapsht Kuvendit, ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjejeve.
Po ashtu, si për ironi të protestuesve, në rendin e ditës është futur sërish Kodi i Hekurudhës, në një kohë kur Shqipëria nuk ka fare hekurudhë dhe ky projekligj u bë objekt talljeje dhe ironie nga disa deputetë, seancën e kaluar parlamentare.