PRSD: Vendimi për zgjedhjen e Ilievskit në Strasburg është më shumë se skandaloz

296
fresco

midle
nsdp-logo15

Vendimi i Parlamentit të Këshillit të Evropës që për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut nga Maqedonia të zgjidhet Jovan Ilievski, baxhanaku i policit të parë është prej më shumë se skandaloz nëse dihet se Gjykata bazat e saj i ka në Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut që paraqet garanci për të drejtat politike dhe qytetare,reaguan nga PRSD-ja.

“Ilievski vjen nga pozicioni i lartë në sferën e cila në raportin e Pribes është e shënuar si sfera më e ndjeshme e cila paraqitet me mungesa serioze sistematike-gjyqësia dhe prokuroria, dhe ku emërimi, gradimi dhe shkarkimi i gjykatësve dhe prokurorëve është e rezervuar për ato që e favorizojnë establishmentin politik në Maqedoni. Instrumentalizomi politik i gjyqësisë dhe prokurorisë është konstant në të gjitha raportet e Komisionit Evropian dhe të Stejd Departamentit, ndërsa Ilievski përvojën e tij e ka ndërtuar pikërisht në këtë sistem.

Cfarë kredibiliteti profesional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mund të ketë njeriu para syve e të cilit dhjetë vite qeveria është duke kryer llogari politike m kundërshtarët, po mbyll kundërshtarët politik, po mbyll medie, gazetar, po kryen vjedhje të përgjithshme dhe pastaj ai të mos dije e as që të mos guxoje të ngris asnjë procedurë, diçka për të cilën është i obliguar me Kushtetutë dhe rregullat ligjore”, pyetën ndërmjet tjerash nga PRSD-ja.

Comments