Kërkesa e PDIU-së për ngritjen e një komisioni hetimor të posaçëm në lidhje me tragjedinë çame është shtyrë për javën e ardhshme.
Ky është vendimi i Konferencës së kryetarëve, i cili ka vendosur që më parë të bëhen konsultime.
PS ishte kundër kërkesës së PDIU për ngritjen e Komisionit Hetimor.
Edhe LSI ka qenë kundër me pretendimin:”Nuk është në juridiksionin tonë dhe nuk ka kohë për komisionin. Hetimi i genocidit është hetim penal, e bën një gjykatë”
Ndërsa, PD nuk mban asnjë qëndrim, e konsideron çështjen brenda koalicionit.
Kërkesa është paraqitur në kuvend më datën 20 dhjetor të vitit 2016 dhe sipas një deklarate të deputetes Mesila Doda, të bërë, më 14 janar 2017, ka theksuar:
“…Ky ka të bëjë me depozitimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni të posaçëm të kuvendit të Shqipërisë për evidentimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të shpërnguljes me dhunë dhe masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë të vitit 1944. Kërkesa e depozituar nga PDIU ka për objekt dhe qëllim zbardhjen tërësore të këtyre fakteve dhe rrethanave…”.
Gjithashtu deputetja Doda ka deklaruar se ky komision është i nevojshëm për të hedhur dritë mbi krimet ndër vite ndaj komunitetit shqiptar çam.