Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati vijoi akuzat ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me pagesën e tij për lobim në SHBA prej 1 miliadë lekësh. Përmes një deklarate për median Bushati tha se …“Lulzim Basha shmanget të përgjigjiet për 1 milionë dollarët e paguar për lobim në SHBA”.
DEKLARATA E PLOTË
Burime te caktuara bejne me dije: se parate e perdorura nga PD, per te paguar artikuj qe nxijne Shqiperine dhe terhequr vemendjen e administrates amerikane, duke e kthyer ne gogol qeverine socialiste – i perkasin nje fondi te zi aferash korruptive te administruar nga nje person shume i afert me Lulezim Bashen.
Ky fond eshte krijuar ne nje ishull (offshore) per te fshehur gjurmet qe cojne tek Lulezim Basha, i cili vazhdon t’i shmanget pyetjeve direkte per perdorimin e ketyre parave ne emer te Partise Demokratike.
Nderkohe qe ka ngritur nje furtune ne kazanin e akuzave per pergjimin e dy krimineleve dhe arrestimin e nje biznesmeni me 830 mije euro cash ne makine, duke bere prokurorin e gjykatesin pa dashur te prese drejtesine te thote fjalen e saj; Lulezim Basha refuzon te thote fjalen e tij per firmen e tij dhe per vulen e partise se tij, qe kane vene ne levizje 1 milione dollare para te zeza.
Ku i ka gjetur Lulezim Basha keto para? Kush i ka cuar keto para ne nje ishull offshore per t’i ikur radareve te ligjit? Cilet jane shtetasit e huaj me te cilet Lulezim Basha ka bashkepunuar per kete afere te paligjshme?
Lulezim Basha nuk flet. Nderkohe prokuroria ende nuk e ka thirrur Lulezim Bashen si person te dyshuar per nje skeme mashtrimi prej 1 milione dollaresh dhe kjo hedh nje hije dyshimi serioz mbi vullnetin e prokuorise.
Ne i bejme thirrje prokurorise te mos lejoje qe hija e dyshimit te bjere mbi te dhe te veproje pa humbur kohe per te zbardhur kete afere te zeze mashtrimi qe mban firmen e kryetarit te opozites dhe vulen e keqperdorur te partise me te medha te opozites ne vend.