Përplasja e fortë mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla ka zbuluar edhe disa detaje në lidhje me çështjen e revokimit të vizave amerikane të prokurorëve.
Kështu, prokuroria ka pranuar se viza i është revokuar vetë Llallës, shkruan MAPO.
Prokuroria pretendon se Lu po hakmerret për çështjen e hetimeve për kompaninë Bankers.
Një vit më parë, ambasadori amerikan i pati dërguar një letër Llallës, duke i kërkuar të bëjë kujdes me hetimet për Bankers.
Prokuroria ka publikuar letrën që i ka dërguar së fundmi presidentit Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta për ato që i quan shantazhe të Donald Lu.