“Pse më sheh?”, pyetja që shkaktoi masakrën në Kavajë

609

“Pse më sheh, çfarë shikon?” Kjo pyetje vazhdon “t’ju marrë” jetën shqiptarëve, ndërsa edhe përplasja e së enjtes në Kavajë, dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt për motive banale.

Ramazan Hasanlliun, mesditën e së enjtes, shkoi të blinte bukën si zakonisht në furrën pranë lagjes. Por 52-vjeçari nuk u kthye dot në shtëpi dhe të çonte bukën në familje. Ai u gjet rastësisht në mesin e breshërive të armëve, pas një konflikti që kishin nisur me një grup të rinjsh një natë më parë.

Dy vëllezër, Marjus Alia dhe Denis Alia paraditen e djeshme kanë qenë me makinë dhe kanë filluar të shtënat me armë në këtë drejtim dhe me pas breshëria e plumbave ka vazhduar për rreth 40 apo 50 metra në jug të Kavajës.”

Konflikti ka nisur që mbrëmjen e së mërkurës mes Eraldo Hykës dhe Denis Alisë, për të pasur një përplasje tjetër fizike në qendër të Kavajës mëngjesin e së enjtes. Por, kjo nuk ka mjaftuar për të rinjtë, pasi një orë më vonë morën armët dhe i zbrazën ndaj njëri-tjetrit në lagjen numër 2 të qytetit.

Breshëria e plumbave nuk ka kursyer as njerëzit që ndodheshin aty ku për pasojë kanë mbetur të plagosur, Eraldo Hyka, Rustem Berberi, Sali Mekja, Arben Hajdinin dhe autori i dyshuar Marjus Aliu. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të plagosurit po trajtohen në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sali Mekja dhe Arben Hajdini u plagosen rastësisht. Ata kishin dalë nga lokali aty pranë për të parë se çfarë po ndodhte. Plumbat e zbrazur me breshëri kapën makinat e parkuara dhe bizneset në zonën e ngjarjes.

Të arrestuarit

Marjus Aliu 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Ardian Dedej 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Eraldo Hyka 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Qazim Merkaj 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Agron Kollçaku 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në kërkim
Denis Aliu 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./ Opinion.al

Comments