
E ftuar në transmetimin maratonik të “Opinionit” është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Në ekran janë shfaqur disa pamje filmike dhe një përmbledhje nga Opinion ndër vite për Kryemadhin.
Ajo është shprehur se këto pamje e kanë bërë të dalloj ndryshimin e madh tek vetja.
E pyetur nga Blendi Fevziu se për çfarë do ta kritikonte tek ai kur është përball bashkëshortit të saj Ilir Meta në intervistë, Kryemadhi është shprehur se kur sheh Opinionin me Metën thotë: “Blendi Fevziu është shumë i poshtër. Si nuk ndryshoi njëherë ky njeri”.
“Pasi ti ke provokuar shumë, dhe ke nxjerr më të mirën e debatit them di të ngacmoj njerëzit”, ka thën Kryemadhi, shkruan Opinion.al.
“Tmerri më i madh është kur bëhet intervistë më Ilir Metën. Ilir Meta është programor provokoje sa të duash. Ama vjen një ditë që ti e pret të qetë ai është kompletë e kunderta. Pra Metën nuk e kupton dot”, ka thënë Fevziu.

