
«Perandoria e madhe Otomane, që po përkeqësohet dita-ditës (kështu i shkruante Direktoratit, gjeneral Bonaparti), na vë para përgjegjësisë që të mendojmë në kohë për ruajtjen e tregtisë sonë në Levant.» Diplomati më i aftë i Francës së kësaj epoke, Talejrand, i përgjigjej në 27-të gusht 1797: «Është shumë e rëndësishme që ne të ngulim mirë një këmbë në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni. . . Direktorati, duke i miratuar raportet që ju keni nisur me kombin shqiptar, dëshiron që që ju t’ua prezantoni popullin frëng, provincave të tjera turke, në mënyrë që herët a vonë të arrijmë përfitime për ta e për vete dhe dëme për armiqtë e përbashkët.» Gjatë negociatave të Campoformio-s, gjeneral Bonaparti, studio të gjitha dokumentet që mund të hidhnin dritë mbi kushtet e të krishterëve në Lindje, i mbuloi me shënime veprat që kaloi në dorë dhe i kërkoi Talejrandit që t’i dërgonte dokumentet dhe kujtimet e ruajtura në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke dërguar në terren agjentin e aftë, Poussielgue. Shqipëria, tërhoqi vëmendjen e tij në mënyrë të veçantë, dhe vendosi marrëdhënie politike me Ali Pashën dhe me suliotët, armiqtë e vezirit të tmerrshëm të Janinës.
_____________
Titulli: Gli albanesi in Rumenia storia dei principi Ghika, nei secoli 17., 18. e 19. su documenti inediti degli archivii di Venezia, Vienna, Parigi, Berlino, Costantinopoli ecc.
Autori: Dora d’Istria
Botues: Tip. editrice dell’Associazione, 1873

