Pse nuk ju ndihmohet dy familjeve shqiptare në Inxhikovë-Shkup, por vetëm maqedonasve?!
Organizata “NUN” ka dhënë alarmin se në fshatin Inxhikovë të Shkupit nga përmbytjet e fundit në gjendje të mjerueshme gjenden 2 familje shqiptare shkruan Zhurnal.
Sipas kësaj organizate më e keqja është se të gjitha shtëpit e maqedonasve në fshatin Inxhikovë janë pastruar, ndërsa të shqiptarëve jo.
Më poshtë e keni postimin e plot.
Në fshatin Inxhikovë ku figurojnë vetëm dy shtëpi shqiptare ndërsa tjerët maqedone, institucionet e shtetit kanë ndihmuar të gjitha shtëpitë përpos shtëpive të shqiptarëve.
Gjendja e tyre është e mjerueshme pasi që kati i parë i tyre me të gjitha orenditë mbrenda janë të shkatëruara dhe kanë mbetur vetëm muret e shtëpisë të cilat poashtu janë të dëmtuara, ndërsa familjarët e këtyre dy shtëpive gjumin në kushte ekstreme të vështira e bëjnë në divanet e shtëpive të tyre të cilat nuk janë aspak të sigurta.
Ku janë këta insistucione ( shqiptare )?