Pse nuk këndon më Ardit Gjebrea? (Video)

E kemi takuar si këngëtarë në fillimet e tij si person publik. Por dalë nga dalë kantautori shqiptar nisi të shfaqej si moderator ne emisione të ndryshme në Shqipëri. Ka disa vjet që Gjebrea është pjesë e TV Klan ku udhëheqë “E diela Shqiptare”, emision ky i të dielave, përmes së cilit ai ka trajtuar shumë tema e ka ftuar shumë njerëz, shkruan Kolona.info.
E veç kësaj, Arditi është nikoqir që nga fillimet e festivalit tashmë më të pëlqyer nga këngëtarët shqiptar, “Kënga Magjike”.
Pavarësisht kësaj, Gjebrea njihet si këngëtari shqiptar i cili solli për vjet të tëra këngë të bukura e videoklipe.
E fundit është kënga e tij “Ja ku jam” e cila edhe sot e kësaj dite dëgjohet si ditën e parë, ani pse ka më shumë se 3 vjet që kjo këngë erdhi në treg bashkë me zërin e veçantë të kantautorit.
Por Ardit Gjebrea, ndonëse dëshirohet shumë nga publiku, nuk po këndon më për ta. Ai nuk dha asnjëherë arsyen e shkëputjes nga skena muzikore. Se a do ta kthej 2017-ta me ndonjë këngë të re, kantautorin shqiptar, na mbetët të presim. Me nostalgji dëgjoni disa këngë të Arditit që Kolona.info ju sjell.

