Pse po mungon drejtësia për Donjetën


Edhe një vit pas vrasjes makabre të 24-vjeçares, Donjeta Pajazitaj, drejtësia nuk është vënë në vend, raporton KTV.
Moszbardhja e rastit, familjarëve ua shton edhe më tepër dhimbjen.
Donjeta Pajaziti ishte zhdukur për t’u gjetur e vdekur pas gjashtë javësh në Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, derisa si i dyshuar po mbahet në burg kushëriri i tyre 60 -vjeçar.
Familja nuk beson se ai e kreu veprën i vetëm.
Drejtësi për zbardhjen e këtij rasti kërkojnë edhe shoqëria civile dhe udhëheqës të komunës.
Prokurore e rastit është Valbona Disha – Haxhosaj në Prokurorinë Themelore në Pejë, e cila sot nuk ka mundur të kthejë përgjigje.