Paris Saint-Germaini është treguar e gatshme të shpenzojnë 90 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Kampionet e Ligue 1 janë duke e ndjekur mesfushorin kroat pasi që performancat e tij si me Barcelonën ashtu edhe me Kombëtaren e Kroacisë gjatë Kupës së Botës i kanë bërë mjaft shumë përshtypje drejtuesve të klubit francez.
Megjithatë, PSG-ja nuk janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e kërkuar nga Barcelonë, 125 milionë euro, për t’i siguruar shërbimet e Rakiticit. Ata nuk kanë mundësi t’i shpenzojnë kaq shumë para për një lojtar pasi që janë nën vëzhgim të UEFA-s për shkeljen e rregullave të transferimeve Financial FairPlay.
Por, francezët besojnë se mund ta bindin Barcelonën t’ia shesin kroatin për 90 milionë euro, ndërsa Rakiticin presin ta bindin me ofertën për pagë më të lartë se ajo që e ka në Barcelonë.
Më herët ishte raportuar se PSG-ja janë të gatshëm që përveç parave, Barcelonës t’ia ofrojnë edhe mesfushorin e tyre, Julian Draxlerin, pasi që ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri të PSG-së, Thomas Tuchel.

