PSG po përcjellë me vëmendje Enis Bardhin

242

Ekipi i PSG-së ka dërguar disa skautë në Spanjë, të cilët nga vikendi i kaluar do të ndjekin ndeshjet e Levantes. Gjithashtu në qendër të vëmendjes do të jetë talenti shqiptar, Enis Bardhi dhe bashkëlojtari i tij, kolumbiani Jefferson Lerma.

Futbollisti 22 vjeçar nga Shkupi, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në fillim të sezonit në LA LIGA. Bardhi është cilësuar si njëri ndër transferimet më të qëlluara këtë verë në Ligën e Parë spanjolle. Ndeshjet e para me fanellën e Levantes kanë qenë në një nivel shumë të lartë, ku arriti të shënojë dy gola nga të cilët njëri ishte fenomenal nga goditja e dënimit.

Enis Bardhi është në përcjellje edhe nga klube tjera të mëdha evropiane, si Interi, Sunderland dhe Anderlecht. Përderisa Bardhi vazhdon me këtë formë të mirë nuk është çudi që talenti shqiptar të bëhet pjesë e yjeve të Paris Saint-Germain.

Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2020 i cili ka vlerë prej 25 milionë euro, e cila nuk do të ishte edhe aq problem i madh për sheikët e PSG-së.

Comments