PSG “shijon” humbjen

317

 

toulouse

Paris Saint-Germain ka pësuar edhe humbjen e dytë në këtë sezon, pasi që u mposhtën 3-1 nga Monaco, tani ishte Toulouse që mundi në shtëpi kampionët francez me rezultat 2-0.

Skuadra e trajnerit Unai Emery e nisi mirë takimin duke rrezikuar në fillim dhe duke dominuar në pjesën e parë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi nuk arritën dot ta gjejnë rrugën e golit.

toulouse

PSG e dominoi pjesën e parë duke mbajtur plot 81 për qind topin dhe duke rrezikuar plot gjashtë herë, por golin ia mohoi portieri vendas, Alban Lafont.

Pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit të cilët arritën të shënojnë dy herë, por rol të rëndësishëm luajti dalja nga loja e mbrojtësit të PSG-së, Serge Aurier, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 46-të.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e në minutën e 48-të, pasi Aurier shkaktoi penallti të cilën e konvertoi në gol mesfushori Yann Bodiger.

Skuadra e Toulouse gjeti edhe golin e dyfishimit të epërsisë me anë të mesfushorit tjetër Jimmy Durmaz, gol ky që ishte i fitores dhe erdhi në minutën e 79-të.

 

Comments