Këshilli Penal i Gjykatës duhet të rishqyrtojë vendimin e gjykatëses Daniela Dimovska
Prokuroria Speciale Publike është ankimuar në Gjykatën Penale për moscaktimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koan.
Prokuroria Speciale Publike ka dërkuar ankesë deri të Gjykata Penale për paraburgimin e biznismenit Sead Koçan.Tani Këshilli Penal i Gjykatës duhet të rishqyrtojë vendimin e gjykatëses Daniela Dimovska, si gjykatëse e procedurës paraprake, e cila e lëshoi në liri Koçanin.
Gjykatësja dje vendosi që Koçan t’i merret pasaporta, derisa ai ofroi garancion prej 1 milion eurosh. Afati në të cilin Këshilli i Penales duhet që të vendos është 48 orë. Nëse e konfirmon vendimin e gjykatëses nga procedura paraprake, atëherë ky vendim është përfundimtar.
Përndryshe Sead Koçan është i dyshuari kryesor në rastin “Trust” të cilin e udhëheq PSP-ja, i cili si pronar i firmës “Transmet” e cila së bashku me firmat “Sileks nemetali” dhe “Vato” me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender nga ELEM, elektranat e Maqedonisë me vlerë prej 17,2 milionë euro.
