PSP-ja e kërkon lëndën lidhur me rastin “Spiuni”

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot kumtoi se ka dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për dorëzimin e lëndës kundër personit Z.B. i cili kohë më parë u ekstradua nga Republika e Serbisë në Republikën e Maqedonisë.
“Njëherit, bëhet fjalë për lëndën kundër të akuzuarit Z.B. i cili është pjesë e rastit ‘Spiuni’ për të cilin tani më kemi vendosur kompetencë”, qëndron në kumtesën e PSP-së.