PSP: Nuk ka asnjë hetim për zyrtarët e BDI-së

190

Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka paraqitur asnjë akuzë kundër zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva sot tha se PSP-ja ka paraqitur 17 akuza për 18 raste kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik.

Asnjë nga këto akuza nuk është ngritur ndaj zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të BDI-së, e cila konfirmoi informacionin për publikun se me hapjen e hetimeve nuk ka akuza kundër BDI-së.

Nesër është afati i fundit që ekipi Katica Janeva mund të sjellë akuzat para gjykatës sipas ligjit të PSP-së.

Comments