PSP: Nuk kryejmë hetime paraprake kundër prokurorit Vlladimir Milloshevski


Prokuroria Speciale Publike mohon se është duke hetuar prokurorin publik të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vlladimir Milloshevksi. Nga PSP konfirmojnë se nga partia e LSDM-së deri te ato kanë dorëzuar kallëzim penal kundër prokurorit Milloshevski dhe persona të tjerë.

“Deri te PSP është dorëzuar kallëzim penal nga partia e LSDM-së kundër prokuroit publik, Vlladimir Milloshevksi dhe persona tjerë të panjohur, për të cilën është hapur lëndë në këtë prokurori publike. Procedura paraprake për këtë lëndë nuk është hapur për ndonjë person të caktuar, por udhëhiqet si rast në bazë të së cilës hetohet aspektet ligjore-penale me pretendimet lidhur në kallëzimin penal. Në bazë të asaj, nuk janë të sakta informacionet se kundër prokurorit publilk Vlladimir Milloshevski janë duke udhëhequr procedura paraprake në PSP” qëndron në mohimin nga PSP.
Ekipi i avokatëve të liderit të LSDM-së,Zoran Zaev në seancën e sotme për rastin “Mitmarrje” kërkoi përjashtimin e prokurorit publik, Vlladimir Milloshevski sepse Milloshevski ngarkohet për bashkëpunim kriminel, keqpërdorimin e masave të veçanta hetuese, shkeljen e së drejtës së mbrojtjes dhe mungesën e shkresave për masat e ndërmarra.
Ata nga gjyqi kërkuan që të ndalohet gjykimi për rastin “Mitmarrje”, deri sa PSP nuk do të sjellë vendim kundër akuzave ndaj Milloshevskit. Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion e refuzoi kërkesën e ekipit të avokatëve të Zaevit për përjashtimin e prokurorit publik për rastin “Mitmarrje”.
Vendimi nga Porkuroria është nënshkruar nga Zllatko Bikovski, me të cilin reagoi mbrojtja e Zaevit, ku thanë se vendimi është sjellë në mënyrë joligjore.
Megjithëse senaca ishte e caktuar që të filloj sot, është ricaktuar për më 23 janar për vitin e ardhshëm, për shkak të obligimeve të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që kishte caktuar me ambasadorin Italian në vend, Karllo Romeo.